Çdo emigrant që ka më shumë se 3 muajsh jashtë Shqipërisë do të ketë të drejtën që të votojë atje ku e ka vendbanimin , por për të gëzuar këtë mundësi duhet që të paraqesë paraprakisht një kërkesë.
Report Tv ka zbardhur propozimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, në të cilën thuhet se çdo emigrantë duhet të paraqesë kërkesë që do të marrë pjesë në votim, jo më vonë se 15 ditë që nga shpallja e datës së zgjedhjeve nga ana e kreut të Shtetit.
Kjo kërkesë do të bëhet në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve në faqen e internetit ose edhe nëpërmjet aplikacionit zyrtar të KQZ-së.
Sipas propozimit, emigrantit do të duhet të plotësojë një formular me të dhënat e tij personale, gjeneralitetet si edhe një foto të dokumentit identifikues, mund të jetë ai shqiptar, por edhe të shtetit ku ai banon.
Duhet theksuar se nëse votuesi nga jashtë nuk ka deklaruar vendbanimin, atëherë kërkesa nuk do të jetë e vlefshme.