Një bombë e pashpërthyer e Luftës së Dytë Botërore e zhytur në një lumë italian është zbuluar pasi lumi u tha prej temperaturave të larta.
Bomba prej 450 kg u gjet nga peshkatarët në brigjet e lumit Po.
Rimbursimi i fermerëve, kreu i agrobiznesit në Report Tv: Hap me rëndësi! Nuk do ketë mungesë produktesh, por rritje çmimesh
LEXO EDHE:
Rimbursimi i fermerëve, kreu i agrobiznesit në Report Tv: Hap me rëndësi! Nuk do ketë mungesë produktesh, por rritje çmimesh
Sipërfaqe rreth 650 km e lumit është tharë, në thatësirën më ekstreme të Italisë në 70 vitet e fundit.
Moti i nxehtë dhe nivelet e ulëta të reshjeve kanë bërë që të këtë mungesë uji në veri të Italisë, ndërsa kanë shtuar frikën për pasojat e ndryshimeve klimatike.
“Bomba u gjet nga peshkatarët në bregun e lumit Po,” tha zyrtari i ushtrisë, koloneli Marco Nasi për agjencinë e lajmeve Reuters.
Pajisja e pashpërthyer, për të cilën zyrtarët ushtarakë italianë thanë se përmbante 240 kg eksploziv, u zbulua pranë fshatit Borgo Virgilio të Lombardisë, në korrik.
Rreth 3,000 banorë pranë zonës thuhet se u evakuuan në mënyrë që ekspertët e asgjësimit të bombave të mund të kryenin shpërthim të kontrolluar, të dielën. Hapësira ajrore e zonës u bllokua po ashtu për një kohë të shkurtër gjatë shpërthimit.Po është lumi më i gjatë i Italisë, që rrjedh nga Alpet jugperëndimore dhe derdhet në detin Adriatik.
Zyrtarët italianë shpallën gjendjen e jashtëzakonshme muajin e kaluar për zonat përreth Po, lum që ujit rreth një të tretën e prodhimit bujqësor të vendit.
Rryma e lumit është dobësuar aq shumë për shkak të nxehtësisë dhe mungesës së reshjeve në muajt e fundit, sa fermerët në Luginën e Po-së thonë se uji i kripur i detit = po depërton në lumë, duke shkatërruar të korrat.