Zdenek Zeman është kthyer të flasë për Roma-n. Trajneri bohem ka dhënë një intervistë për të përditshmen Libero, në të cilën ka folur për eksperiencën e kaluar në klub dhe ka sulmuar përsëri Jose Mourinho-n.

Dy trajnerët janë thumbuar gjatë sezonit të kaluar dhe kushedi nëse kjo gjë nuk do të ndodhë edhe këtë herë pas deklaratave të bëra nga ish-trajneri i verdhekuqve.

“Signori te Foggia? Beppe është i madh. Por lojtari ë i ofrtë që kam drejtuar në 30 vite futboll ka qenë Totti te Roma. Shikonte gjëra në fushë që të tjerë nuk arrinin t’i shihnin”, ka thënë Zeman.

“Francesco stërvitej mirë, por nuk kishte nevojë. Si e shikoj Roma-n? Mourinho është një personazh që tërheq vëmendjen dhe pëlqehet shumë nga ju gazetarët. Por fusha thotë një gjë tjetër.

“Trajneri perfekt? Është ai që mëson futboll, jo ai që vendos 11 lojtarë në fushë për të fituar famë. Përmirësimi i një lojtari që kritikohet nga të gjithë është një fitore e madhe. Mua më ka ndodhur me Tommasi-n dhe Di Francesco-n”.