Familja e Ervis Martinajt ka depozituar një kallëzim në Policinë e Kurbinit.
Xhaxhai i tij Faik Martinaj ka denoncuar se ka humbur kontaktet me të nipin.
Ai ka thënë se prej tre ditësh nuk ka kontakte me Ervis Martinajn.
Sipas News24, familjarët e Martinajt pretendojnë se atij mund t’i ketë ndodhur diçka e keqe, se ka kundërshtarë të shumtë.
Kallëzimi për zhdukjen e Martinaj vjen pak kohë pas masakrës së ndodhur te mbikalimi i Fushës Krujës, ku u ekzekutua kushëriri i tij Brilant Martinaj, Dikler Vata dhe Besmir Hoxha.
Kujtojmë që prej disa kohësh Martinaj është në kërkim ndërkombëtar me urdhër të SPAK, pasi sipas dëshmisë së Nuredin Dumanit, kishte urdhëruar një atentat ndaj Indrit Dokles.