Një fotografi e famshme e Winston Churchill që ishte shkrepur në vitin 1941 qëndronte në një hotel në Otavë, por tani ajo është zhdukur prej andej dhe dyshohet se është zëvendësuar me një false.
BBC shkruan se bëhet fjalë për foton e cila njihej si “Luani gjëmues” dhe ishte shkrepur nga Yousuf Karsh pak pasi Churchill mbajti një fjalim gjatë kohës së luftës në parlamentin kanadez.
Ishte një anëtar i stafit në hotelin Château Laurier që vuri re se fotografia ishte zëvendësuar më 19 gusht.
Policia po heton për ngjarjen.
Fotografia është një nga më ikoniket të realizuara ndonjëherë të Churchill-it dhe tregon momente pasi Karsh i hoqi një puro nga goja Churchill-it.