Partitë politike edhe këtë herë e lexuan në mënyra të ndryshme raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit.
Selia blu përmes Luciono Bocit i dha jehonë vetëm asaj pjesë te raportit që flet për përkeqësim e klimës se biznesit dhe faktin që investitorët e e huaj e shohin Shqipërinë si vend të pafavorshëm për shkak të korrupsionit dhe sistemit gjyqësor.
“Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit mbi klimën e investimeve është një tjetër certifikatë turpi për Edi Ramën dhe qeverinë e tij. Konstatimet e shprehura aty mund të merren fare mirë si tekst për një manual të korrupsionit.
Partia Demokratike vëren, me dhimbje dhe rikonfirmim se ato qe thuhen në raportin amerikan ne i trumbetojmë prej kaq kohësh nga kjo foltore.”
Por, raporti shkruan edhe për dy momente qe demokratët me apo pa dashje nuk i komentuan ne daljen e tyre publike.
Ngjarjen e 21 janarit 2011 me 4 protestues të vrare si dhe dhunën politike e cila kulmoi më 8 janar 2022 në selinë e Partisë Demokratike që kishte si protagonist kryesor Sali Berishën edhe pse raporti nuk e përmend me emer, por i referohen si ish lideri i shpallur non-grata. (Tema)