Zjarri i artilerisë ruse goditi gjatë natës së djeshme qytetin ukrainas të Nikopolit, sipas zyrtarëve lokalë.

Guvernatori rajonal Valentyn Reznichenko tha se forcat ruse goditën tre distriktet e Nikopol, Kryvoriz dhe Synelnykiv pranë uzinës bërthamore të Zaporizhzhia.

Në një përditësim të postuar në kanalin e tij zyrtar Telegram këtë mëngjes, Reznichenko tha se 42 predha ruse janë hedhur në zonat e banuara, duke dëmtuar 52 banesa.

“Një natë granatimesh dhe viktimash.

Nikopol u granatua me ‘Grad’ dhe artileri tre herë gjatë natës. 42 predha ruse fluturuan në lagjet e banimit.

Në qytet, dy shtëpi u shkatërruan dhe pothuajse 50 të tjera u dëmtuan. Predhat e armikut dëmtuan një kopsht fëmijësh, dyqane, farmaci, markete, një gjykatë dhe një stacion autobusi. Granatimet shkaktuan pesë zjarre… Deri në 2,000 njerëz janë pa energji elektrike.”

Në distriktin Sinelnyk, thuhet se u shkatërrua një ndërmarrje bujqësore, një shkollë dhe një qendër kulturore”, njoftoi Reznichenko.