NATO, Turkish, Swedish and Finnish flags are seen in this illustration taken May 18, 2022. REUTERS/Dado Ruvic/Illustration

Zyrtarë të Turqisë, Finlandës dhe Suedisë do të zhvillojnë takime lidhur me shqetësimet e sigurisë të ngritura nga Turqia si një parakusht për lejimin e vendeve nordike për t’u bashkuar me aleancën ushtarake të NATO-s. Ndërkohë mediat e huaja shkruajnë se nuk është zbuluar vendi se ku do të zhvillohet ky takim. Sakaq ministri i Punëve të Jashtme të Finlandës Pekka Haavisto më herët ka deklaruar se ky takim synon të vendosjen e kontakteve dhe bashkëpunimit për të cilat tre vende ranë dakord duke nënshkruar një memorandum mirëkuptimi në samitin e NATO-s në Madrid në fund të qershorit.

Dy vendet nordike aplikuan për anëtarësim në NATO në përgjigje të pushtimit rus të Ukrainës, por u përballën me kundërshtimin e Turqisë, e cila i akuzoi ata për vendosjen e embargove të armëve ndaj Ankarasë dhe mbështetjen e grupeve që ajo i konsideron “terroriste”.

Ministri i Jashtëm turk Mevlut Cavusoglu i ka kërkuar Suedisë dhe Finlandës ekstradimin e të dyshuarve që Turqia kërkon për akuza të lidhura me “terrorizmin”, ndërsa vendet nordike argumentojnë se nuk ranë dakord për ndonjë ekstradim specifik duke nënshkruar memorandumin.