75 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me Covid 19 nga 694 testime të kryera gjatë 24 orëve të fundit në vend.
22 raste të reja janë konfirmuar në Tiranë, 12 në Shkodër, 5 në Vlorë, nga 4 qytetarë në Fier, Gjirokastër, 3 në Divjakë, nga 2 qytetarë në Lezhë, Kamëz, Lushnjë, Sarandë, Berat Gramsh, nga 1 qytetarë në Malësi e Madhe, Fushë Arrëz, Mirditë, Kurbin, Rrogozhinë, Mallakastër, Himarë, Finiq, Dropull, Maliq, Devoll, Koçovë, Elbasan.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, janë 1,078 qytetarë aktivë me Covid 19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin Covid 3 po marrin trajtim 9 pacientë, ndërsa në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2. Gjatë 24 orëve të fundit, jnë shëruar 149 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 325.649 që nga fillimi i epidemisë.