Më 13 shtator kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka thirrur një protestë te inceneratori i Tiranës. Deputetët e PD-së janë pyetur sot nëse do t’i bashkohen protestës.
Disa kanë deklaruar se do të jenë, por kishte dhe nga ata që mohuan. I pyetur nga gazetarët, ish-kreu i PD Lulzim Basha nuk dha asnjë lloj përgjigjeje.
Gazment Bardhi tha se skenë krimi është kryeministria. Ina Zhupa konfirmoi pjesëmarrjen.
Dhurata Çupi: Vetëm kur më thërret partia Demokratike.
Bardhi: Inceneratorët janë produkt i krimit, nëse ka një skemë krimi është kryeministria.
Alibeaj: Ajo që do bëj është të jem deputet i shqiptarëve dhe të bëj denoncime mbi afera korruptive.
Ina Zhupa: Unë kam një lidhje të veçantë me çështjen, inceneratori i Tiranës është një kauzë për të cilën kam bërë betejë, prandaj do jem në protestë. Vendimi i të tjerëve për të marrë apo për të mos marrë pjesë në protestë është vendim personal kur thirren nga parti të tjera politike.