Sot nis viti shkollor në Kosovë dhe në kuadër të abetares së unifikuar me vendin tonë do të zhvillohet një ceremoni e veçantë për prezantimin saj në Gjakovë. Abetarja së Përbashkët Unike, do të mbledhë një delegacion nga Shqipëria e drejtuar nga Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi.
Në këtë aktivitet do të jetë i pranishëm kryeministri i Republikës së Kosovës z. Albin Kurti, Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit znj. Arbërie Nagavci, Kryetari i Komunës së Gjakovës z. Ardian Gjini, etj.