Të paktën 10 persona janë vrarë dhe 15 të tjerë janë plagosur në një sulm me thika në provincën qendrore Saskatchewan të Kanadasë.
Viktimat u gjetën në 13 vende në Kombin James Smith Cree dhe fshatin e afërt të Weldon ndërsa dy të dyshuar të quajtur Damien Sanderson dhe Myles Sanderson janë në arrati dhe konsiderohen të armatosur dhe të rrezikshëm.
Banorëve të zonës ku ndodhi sulmi u është komunikuar që të qëndrojnë në zona të sigurta, deri në momentin që të akpen dhe arrestohe autorët.
“Qëndroni në vende të sigurta, mos lejoni të tjerët të hyjnë në banesat tuaja” shkroi në Twitter Policia Mbretërore Kanadeze e Saskatcheëan (RCMP).
Janë ngritur pika kontrolli, me policinë që kontrollon udhëtarët dhe shoferët.