Juventusi zhytet sërish në kampionat. Pas debutimit të hidhur në fazën e grupeve të Champions League, me humbjen në “Parce des Princes” ndaj PSG, bardhezinjtë do të presin nesër në shtëpi Salernitanën.
Synimi i Vlahovic dhe bashkëlojtarëve të tij është kthimi te fitorja menjëherë pas gjysnë gabimit të fundit (barazimit) ndaj Fiorentinës. Në prag të ndeshjes kundër skuadrës nga Campania, trajneri Massimiliano Allegri prezantoi temat e nxehta në një konferencë për shtyp:
“Një ndeshje e pabesë, që vjen shpejt pas asaj në Ligën e Kampionëve, kundër një prej skuadrave më të mira mes atyre që luajnë për mbijetesë në Serie A, si individualisht ashtu edhe si grup. Nicola bëri një punë të shkëlqyer sezonin e kaluar duke arritur qëndrimin në Serie A. Ai ka në dispozicion lojtarë teknikë dhe fizikë.
Do të duhet të luajmë në maksimumin tonë për t’i marrë tri pikët. Paredes? Përfshirja është e mirë, do të luajë nesër. Locatelli ka një shqetësim dhe nuk do të jetë në dispozicion, ashtu si dhe Di Maria, që do të kthehet të mërkurën”.
Situata në lidhje me lëndimet e tjera: “Chiesa po stërvitet në fushë, por jo me skuadrën. Szczesny gjithashtu është ende jashtë. Na kanë munguar këto lojtarë që nga fillimi i sezonit, janë lojtarë të rëndësishëm. Në këtë moment kemi vështirësi numerike, por duhet të mbërrijmë në nëntor në gjendjen më e mirë të mundshme të renditjes”.
Ndeshja kundër PSG: “Nga ana rezultative nuk ka kënaqi. Sidoqoftë, pas disavantazhit 2-0 patëm një reagim të mirë. Gjëja që nuk më pëlqen është se Juve reagoi vetëm pasi pësoi dy gola në pjesën e parë. Vetëm një pjesë loje nuk mjafton”.
Për kritikat e marra, Allegri ngre supet: “Gabimisht, unë i shoh gjërat ndryshe. Unë jam trajner i Juventusit, e di që duhet t’iu rikthehemi fitoreve. Punojmë me pasion, përpiqemi të përmirësohemi. Edhe unë do të doja që të gjitha hapat të ishin të duhurit, por kështu është futbolli. Le t’i krijojmë me qetësi kushtet për ta dërguar Juventusin aty ku e meriton”.