Ambasada e SHBA në Tiranë ka përkujtuar sulmin e 11 shtatorit të vitit të 2001. Në një postim në rrjetet sociale, ambasada bën me dije se anëtarët e saj janë mbledhur për të nderuar ata që humbën jetën në këtë ngjarje tragjike.
“Kujtojmë 11 shtatorin e vitit 2001. Anëtarët e komunitetit të ambasadës së SHBA u mblodhën për të nderuar ata që humbën jetën gjatë ngjarjeve tragjike të 11 shtatorit, 2001.
I Ngarkuari me Punë Demian Smith shenjoi 21 vjetorin me një moment heshtjeje dhe u tha pjesëmarrësve se sado kohë të kalojë nuk do t’i harrojmë kurrë viktimat dhe heronjtë e 11 shtatorit”, thuhet në postim.