Dialogu Serbi-Kosovë të mos harxhojë energji me çështje urgjente, por me çështje të rëndësishme, thotë Ambasadori Amerikan në Beograd.
Kritikat për Open Balkan, të pavlefshme. Kështu thonin dhe për Gjermaninë kur hyri në BE që është vend shumë I madh, thotë Christopher Hill për Ilva Tare.
Nëse çështjet marrin zgjidhje dhe arrihet normalizimi I marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës, qielli është kufiri për këto dy vende, pohoi Chris Hill në intervistën për emisionin #BalkansDebrief me Ilva Tare.
I pyetur për reagimin e qytetarëve serbë pas thirrjes së të dërguarit amerikan Escobar që Serbia dhe Kosova të jenë Europë dhe të braktisë thënien se Kosova është Serbi, Ambasadori Hill pohon se ky është një mesazh I rëndësishëm dhe uron që serbët ta dëgjojnë.
“Çdokush që jeton në Serbi, është I ndërgjegjshëm se sa emocionale është çështja e Kosovës për pjesën me të madhe të serbëve. Kjo nuk do të thotë se nuk mund të zgjidhet. Ne duhet të punojmë se bashku me partnerët dhe mendoj së është bërë progres.”
Kur do arrihet normalizimi i marrëdhënieve mes dy vendeve?
Kryeministri I Kosovës Kurti I është qasur dialogut nga perspektiva që Serbia të pranojë shtetin e pavarur të Kosovës dhe se përqendrimi tek hapat e ndërmjetëm, deri më tani, është përdorur nga Serbia për të tërhequr këmbën zvarrë dhe kjo duhet të marrë fund. A është e gabuar kjo kërkesë, i’u drejtua Tare Ambasadorit Hill.
“Procesi I dialogut dhe BE e ka bërë të qartë që synon normalizimin e plotë të marrëdhënieve. Po ashtu edhe pala amerikane kërkon njohje të ndërsjellë. Por përpara saj ka shumë hapa që duhen ndërmarrë në dialog dhe është e rëndësishme që të ecet përpara. Për shembull, kështu do të jetë e ardhmja e komunitetit Serb në Kosovë, për energjinë, kush do të furnizojë me energji dhe me çfarë kostoje, kush do t’i mbledhë detyrimet e kështu me radhë. Është çështja e personave t humbur, shumë familje duan të gjejnë trupat e të dashurve të tyre të zhdukur.”
Vucic midis Lindjes dhe Perëndimit. Përse SHBA nuk shton presionin?
Pyetjes se a po tregohet i butë Washingtoni me Presidentin Vucic për mos vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë sikundër kanë bërë vendet e BE-së, Ambasadori Hill shpjegon se e kaluara ka një peshë të rëndësishme në këto vende, sidomos në Serbi vetëm fjala sanksione mbart një kuptim të vështirë për shumë serbë që kanë jetuar në kohëra të vështira në 1990 nën sanksione.
Diplomati amerikan pranon se “është një nga ato çështje në diplomaci që nuk zgjidhen brenda ditës dhe kërkojnë kohë. Por po të shohësh pak më gjerë, në drejtimin që Serbia ka ndërmarrë, po ecën drejt Perëndimit.”
Mbështja amerikane për Open Balkan dhe analogjia e Ambasadorit mes Serbisë dhe Gjermanisë kur hyri në BE.
Së pari, thotë Christopher Hill është një iniciativë e hapur, pra çdokush mund të marrë pjesë, përfshi edhe Kosova. Së dyti, mbështet standardet e BE-së për sa I takon shtetit ligjor dhe legjislacionit dhe duket se është e fokusuar që të arrijë rezultate, vazhdon Ambasadori amerikan në Beograd.
“Duhet t’u japim meritë për këtë. Mund të them se marrëdhënia e Serbisë me Shqipërinë është ndoshta nga më të mirat që ka qenë në histori dhe Open Balkan ka meritë për këtë. Dua shumë ta shohë dhe Kosovën të marrë pjesë dhe pse është një vendim që i takon atyre. Po ashtu edhe Bosnia. Është me shumë rëndësi që pjesëmarrësit të angazhohen në bashkëpunim, në bisedime me njëri-tjetrin, në zgjidhje të problemeve përmes dialogut në mënyrë që të heqin barrierat.”
Në Ballkan dëgjon ndonjëherë kritika për përpjekjet e Serbisë për dominim të vendeve të tjera përmes Open Ballkan, shton Hill. “E dini se kritika të ngjashme janë dëgjuar në Bashkimin Europian dekada më parë për Gjermaninë, lkur thonin se Gjermania është shumë e madhe dhe ishin kundër përfshirjes së një vendi aq të madh në BE. Ndaj, nuk jam I sigurtë se këto kritika janë të vlefshme. Mendoj se vendet duhet të ulen së bashku dhe të kuptojnë se kjo është diçka që mund të bëhet dhe njerëzit duan që të ndodhë. Dhe e mira e kësaj iniciative është se është për Ballkanin dhe e realizuar në Ballkan, pa imponimin e askujt tjetër”.