Ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim po zhvillon sot një takim në KQZ.
Mësohet se Kim do të zhvillojë takim me kreun e KQZ-së, Ilirjan Celibashi.
Ende nuk ka informacion për qëllimin e vizitës së ambasadores në KQZ.
Ndërkohë, në takim mësohet se janë dhe ish-kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, deputete e Partisë së Lirisë, deputeti Damian Gjiknuri dhe deputetja e PD-së, Jorida Tabaku.