Moderatorja, Arbana Osmani është bërë nënë për herë të tretë.
Ardhjen në jetë të vogëlushes, që e ka pagëzuar me emrin Zoi e ka njoftuar nëpërmjet rrjetit social, Instagram. Ajo shkruan se ardhja në jetë e një vajze ka qenë një ëndërr e kahershme për të, babain dhe dy vëllezërit më të mëdhenj, Joni dhe Dielli.
Moderatorja, ka vendosur që lindjen e vajzës ta bëjë në shtet dhe ka zgjedhur pikërisht mjekët e Maternitetit të Ri.
“Dreams do come true! Bekimi i tretë i jetës sime sot na mbushi plot jetë: Mirë se vjen Zoi. Unë, babi dhe vëllezërit e tu që tani po çmendemi pas vajzës që aq shumë e kam ëndërruar”, shkruan Osmani.