Kreu i SPAK, Arben Kraja është ndalur të flasë edhe për hetimin ndaj ish-presidentit Ilir Meta, për skandalin e lobimit të LSI. Ai ka bërë me dije se hetimi ka nisur dhe do të bëhen të gjitha veprimet, përfshirë këtu edhe marrja e provave jashtë vendit.
“Çështja ndaj ish-presidentit është hapur, si një kallëzim i gazetarëve dhe i një ish-deputeti. Po hetohet dhe po kryhen të gjitha veprimet e nevojshme për të sqaruar çfarë ka ndodhur. Po, jam një nga prokurorët e çështjes. Nuk mund të flas për gjëra konkrete, pasi çështjet janë në hetim. “Sekreti hetimor” ka të bëjë me objektivitetin. Ne po kryejnë të gjitha veprimet për të kuptuar çfarë ka ndodhur”
I pyetur nëse ka marrë përgjigje nga bankat, Kraja u përgjigj se “shkojnë kërkesa dhe vijnë përgjigje, pa diskutim”.
Ndërsa për letërporosinë nga SHBA nuk bëri komente.
“Nuk dua të futem në detaje konkrete. Përgjigjet nuk kanë ardhur ende. Do t’i bëjmë të gjitha veprimet e mundshme, përfshirë edhe marrjen e provave jashtë vendit” – tha Kraja