Derbi i Madridit mes Atletikos së Diego Simeones dhe Realit të Carlo Ancelottit nuk mund të vinte në një moment më të nxehtë. Dy anë të kundërta të së njëjtës medalje, që në këtë rast përfaqësohet nga kryeqyteti spanjoll.
Ditët para ndeshjes u ndezën nga polemikat në lidhje me fyerjen raciste të marrë nga Vinicius Junior dhe lindjen e hashtagut #BailaViniJr. Agjenti Pedro Bravo, stimuluar nga një deklaratë e Koke (“më mirë që Vinicius të mos kërcejë në rast ngazëllimi në Wanda Metropolitano”), reagoi me një koment që nuk ishte aspak edukues, duke e krahasuar brazilianin me një majmun.
Revolta e rrjetit ndaj agjentit të pakujdesshëm shpërtheu menjëherë, nxitur nga vetë Vinicius me një postim replikues ku shpallte vullnetin për të vazhduar traditën që e sheh atë të gëzohet në ritmin e kërcimit. Me pak fjalë, publiku i “Wanda Metropolitano” është paralajmëruar.
Simeone me 3-5-2 e tij synon të ëmbëlsojë sadopak zhgënjimin e Champions League, ku një humbje e rëndë mbërriti ndaj Bayer Leverkusen. Dyshja sulmuese e “rojiblancos” pritet të përbëhet nga Joao Felix dhe Morata. Në mesfushë Witsel, i ndihmuar nga Koke dhe Lemar. Molina dhe Carrasco nga jashtë. Mbrojtja me tre do t’i besohet Gimenez, Llorente dhe Reinildo, para portës së Oblak.
Rrugë e qartë për Realin, si në Evropë, ashtu edhe në La Liga. Qëllimi është t’i përgjigjet Barcelonës dhe të rifitojë kreun i vetmuar, duke ruajtur avantazhin prej dy pikësh ndaj rivalëve blaugrana. Mbetet ende në “bokse” Benzema, i dëmtuar.
Një shans nga 1′ për Rodrygo, i mbështetur nga Valverde dhe Vinicius Junior në fazën sulmuese. Modric dhe Kroos janë projektuar si shoqëruesit e Tchouameni në mesfushë. Mbrojtës të krahut Carvajal dhe Mendy, mbrojtja qendrore Militao dhe Alaba përpara portierit Courtois.
Ja formacionet e mundshme:
ATLETICO MADRID (3-5-2): Oblak; Gimenez, Llorente, Reinildo; Molina, Koke, Witsel, Lemar, Carrasco; Joao Felix, Morata.
REAL MADRID (4-3-3): Courtois; Carvajal, Militao, Alaba, Mendy; Modric, Tchouameni, Kroos; Valverde, Rodrygo, Vinicius Junior.