Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka paralajmëruar se Sali Berisha do të shpallet “non grata” edhe nga Bashkimi Europian.
Duke folur nga Kuvendi, Balla hodhi akuza ndaj Berishës se ka bërë gjithçka kundër interesave të Shqipërisë, ndërsa theksoi se është “turp” për Kuvendin që ai të jetë i pranishëm në një kohë ku është shpallur “non grata” nga SHBA dhe Britania e Madhe.
“Është për turpin e këtij kuvendi që një “non grata” të shpallur nga SHBA, dhe Britania e Madhe dhe mos u habisni edhe nga BE. Vijon të livadhisi i qetë. Ai përbetim që opozita do të bëjë namin, mesa duket vetëm dasma është lajmi i madh i kësaj.” tha Balla.