Drejtuesi politik i Partisë Socialiste në Fier, Taulant Balla mblodhi pasditen e sotme Këshillin Koordinues të PS-së të këtij qarku. Ai bëri të ditur se gjatë mbledhjes u diskutua për veprimin politik të kësaj force politike, jo vetëm në organizimin dhe fuqizimin e strukturave, por edhe në përgatitjet për zgjedhjet vendore. Balla u shpreh takimi ka pasur për qellim jo vetëm masat organizative brenda strukturave te PS por edhe për te planifikuar takimet e drejtpërdrejta me qytetarët për të bërë të mundur konfirmimin në 6 bashki të këtij qarku.

“Kemi përfunduar një mbledhje të këshillit kombinues të qarkut të PS, ku në secilën prej bashkive kemi përfunduar procesin e riorganizimit të partisë. Me zgjedhjen e drejtuesve në të gjitha nivelet. Nga ato në nivel të qendrave të votimit, në Këshillin koordinativ të qarkut kemi mirëpritur drejtuesit e rinj të bashkive në të gjashta bashkitë. Në 3 prej gjashtë bashkive kemi bashkëkryetarë, në 3 kemi zgjedhur një kryetar, por në një moment të dytë do të kemi edhe aty bashkëkryetarë, si një objektiv që ia kemi vendosur vetes. Fillimi i përgatitjeve tona për zgjedhjet vendore të majit 2023. Objektivi i PS është gjashtë nga gjashtë. Kemi planifikuar një sërë masash organizative.”, u shpreh Balla.