Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka uruar me rastin e ditëlindjes ish liderin e PS-së Fatos Nano.
Krahas një fotoje të shpërndarë në rrjetin social facebook Balla shkruan: “Gëzuar Ditëlindjen liderit tonë të parë FATOS NANO! Mirënjohje gjithmonë. Një ditë më parë në sallën e Kuvendit Balla replikoi me Edmond Spahon në lidhje me Fatos Nanon, ku Balla tha se e gjithë PD-ja e Berishës nuk i afrohet dot Fatos Nanos as aty ku ‘nuk thuhet’”.
Sipas Ballës, Nano ka vënë një standard që do të ishte mirë që Saliu ta kishte ndjekur: “Largimin nga partia sa ishte ende në kohë. “Kur ikën, ikën”- deklaroi Balla.