Presidentja e Komisionit Europian, krahu ekzekutiv i Bashkimit Europian, ka denoncuar lëvizjen “ilegale” të aneksimit të 4 rajoneve të Ukrainës nga Rusia, duke thënë se asgjë nuk do të ndryshojë asgjë. “Të gjitha territoret e pushtuara ilegalisht nga pushtuesit rusë janë tokë ukrainase dhe do të jenë gjithmonë pjesë e këtij kombi sovran”, shkroi Ursula von der Leyen në Twitter. Në një deklaratë të lëshuar nga anëtarët e Këshillit Europian thuhet:
“Ne kundërshtojmë me vendosmëri dhe dënojmë pa mëdyshje aneksimin e paligjshëm nga Rusia të rajoneve Donetsk, Luhansk, Zaporizhzhia dhe Kherson të Ukrainës. Duke minuar rendin ndërkombëtar të bazuar në rregulla dhe duke shkelur hapur të drejtat themelore të Ukrainës për pavarësi, sovranitet dhe integritet territorial, parimet thelbësore të sanksionuara në Kartën e OKB-së dhe ligjin ndërkombëtar, Rusia po vë në rrezik sigurinë globale. Ne nuk i njohim dhe nuk do t’i njohim kurrë ‘referendumin’ ilegal që Rusia ka përdorur si pretekst për këtë shkelje të mëtejshme të pavarësisë, sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës, as rezultatet e tyre të falsifikuara dhe të paligjshme.
Ne kurrë nuk do ta njohim këtë aneksim të paligjshëm. Këto vendime janë të pavlefshme dhe nuk mund të prodhojnë asnjë efekt juridik. Krimea, Kherson, Zaporizhzhia, Donetsk dhe Luhansk janë pjesë e Ukrainë. Ne u bëjmë thirrje të gjitha shteteve dhe organizatave ndërkombëtare që ta refuzojnë pa mëdyshje këtë aneksim të paligjshëm. Ne ritheksojmë se Bashkimi Europian do të qëndrojë pranë Ukrainës dhe do të vazhdojë të ofrojë mbështetje të fortë ekonomike, ushtarake, sociale dhe financiare për Ukrainën për aq kohë sa do të jetë e nevojshme”.