Portali dhe televizioni i Sali Berishës ka kaluar në ekstazë, pas lajmit se Partia Demokratike ka marrë 500 mijë dollarë nga Rusia.

Berisha është distancuar direkt, duke thënë se këto para janë marrë nga Lulzim Basha.

Madje në portalin e financuar nga djali i tij, është ribotuar edhe një deklaratë e Berishës, që në ekstazë deklaron se Basha nuk shkel dot në SHBA se e arrestojnë.

A thua se vetë Berisha është i pastër dhe shkon dot në SHBA!

“Një gjë ndodhi. Ky anuloi disa udhëtime në SHBA. Dhe unë kuptova që nuk i jepnin vizën. Këtë e kuptova shumë mirë.

Kishte një seri arsyesh, por ky ka anuluar dy herë udhëtimet. Dhe tani vonë, para 3 javësh, një person që e priste atje, thotë dola ta pres me limuzinë dhe lule se po vinte, por morëm vesh se nuk erdhi për shkak se kishte frikë se do të arrestohej po të shkelte në tokën e SHBA.

Pse nuk shkonte? Unë mendoja për disa shkaqe të tjera.

Ambasadori Lu më ka ardhur dhe më tha që paratë janë ruse. Unë e kundërshtova sepse besoja Lulzim Bashën. Dhe unë për këtë kam bërë 10 herë deklarata publike sepse besoja variantin që më shtronte Lulzim Basha.

Nuk mund të besoja variantin e Donald Lu, dhe nuk mund të besoja që kryetari i partisë të shkonte deri në një akt të tillë derisa të paguhet nga rusët. Dhe në fakt paratë nuk janë ruse, këtu nuk jam gabuar.

Por më vonë, një mik më mori në telefon nga Uashington dhe më tha që Lulzim Basha do të ndiqet penalisht. I thashë jo, sepse i besova Lulzim Bashës. Miku nuk u lidh më me mua, as unë me atë,” thuhet në deklaratën e risjellë të Berishës.