Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, ka paralajmëruar Rusinë që të mos përdorë armë kimike apo armë taktike bërthamore në luftën në Ukrainë.
Gjatë një interviste për CBS News, Biden tha se veprime të tilla “do të ndryshonin luftën, ndryshe nga çdo gjë që nga Lufta e Dytë Botërore”.
Presidenti amerikan nuk tregoi se cila do të ishte përgjigja e SHBA-së nëse përdoren armë të tilla.
Venat me variçe nënkuptojnë se gjaku juaj po mpikset. Pastroni veten TANI.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, ka paralajmëruar Rusinë që të mos përdorë armë kimike apo armë taktike bërthamore në luftën në Ukrainë.
Gjatë një interviste për CBS News, Biden tha se veprime të tilla “do të ndryshonin luftën, ndryshe nga çdo gjë që nga Lufta e Dytë Botërore”.
Presidenti amerikan nuk tregoi se cila do të ishte përgjigja e SHBA-së nëse përdoren armë të tilla.
Sipas Shoqatës së Shkencëtarëve Amerikanë, Rusia vlerësohet se ka rreth 5.977 koka bërthamore.
Megjithatë, ka pak gjasa që Moska synon të përdorë armë të tilla.
Armët taktike bërthamore janë ato armë që mund të përdoren për distanca relativisht të shkurt. Ndërkaq, armët “strategjike” bërthamore mund të lëshohen në distanca shumë të gjata.
Në intervistën për CBS, Biden u pyet se çfarë do t’i thoshte presidentit Putin nëse ai e shqyrton mundësinë e përdorimit të armëve të shkatërrimit në masë në Ukrainë. “Mos e bëj”, u përgjigj presidenti Biden.