Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell zhvilloi sot një bisedë me Kryeministrin Edi Rama, të cilin e siguroi se “BE do të qëndrojë në krah të Shqipërisë në rritjen e mbrojtjes kibernetike”.
Lajmin e bëri të ditur Borrell përmes rrjeteve sociale, ndërsa i cilësoi të papranueshme, kërcënimet ndaj integritetit dhe sigurisë së Shqipërisë.
“Fola me Kryeministrin Edi Rama sot për sulmet e fundit kibernetike që kanë goditur Shqipërinë. Këto kërcënime ndaj integritetit dhe sigurisë së Shqipërisë dhe përpjekjet për të minuar institucionet dhe shoqëritë demokratike janë të papranueshme. BE do të qëndrojë në krah të Shqipërisë në rritjen e mbrojtjes kibernetike”, shkroi ai.