Ish-presidenti Luiz Inacio Lula da Silva kryesoi sondazhin e fundit parazgjedhor në Brazil, me 45 për qind të votave, pasuar nga presidenti aktual Jair Bolsonaro me 32 për qind.

Lula da Silva, një kandidat i Partisë së Punëtorëve, ra 2 pikë në përqindje nga 47 për qind në sondazhin e fundit më 18 gusht, ndërsa Bolsonaro mbeti i qëndrueshëm në 32 për qind.

Kandidati Ciro Gomes i Partisë Demokratike të Punës ishte në vendin e tretë me 9 për qind të votave, i ndjekur nga Tebet i Lëvizjes për Demokracinë Braziliane, me 5 për qind të votave.

Nëse asnjë nga kandidatët nuk merr më shumë se 50 për qind të votave në zgjedhjet presidenciale të 2 tetorit, në fund të tetorit do të zhvillohet balotazh.

Të dhënat u mblodhën nga 5,734 persona në 284 komuna nga 30 gushti deri më 1 shtatori, për të matur reagimin e vendit ndaj debatit të parë presidencial televiziv të mbajtur më 28 gusht në qytetin e Sao Paulos.