“Bujtina Xhabakja” në Belsh ka hapur dyert e mikpritjes për vizitorët, si një prej investimeve të thirrjes së dytë, përmes programeve të mbështetjes AZHBR/IPARD II.
Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga “Bujtina Xhabakja”, teksa theksoi se Belshi është kthyer në një prej destinacioneve më tërheqëse turistike të Shqipërisë rurale.
“Në Belshin e kthyer në një prej destinacioneve më tërheqëse turistike të Shqipërisë rurale, “Bujtina Xhabakja” është një prej investimeve të thirrjes së dytë, përmes programeve të mbështetjes AZHBR/IPARD II e cila ka hapur dyert e mikpritjes për vizitorët në çdo stinë të Belshit”, shkroi Rama në një postim në rrjetet sociale.
Agroturizmi po merr gjithnjë e më shumë zhvillim në zona të ndryshme turistike të vendit përmes bujtinave të ngritura. Transformimi i zonave rurale në peizazhe atraktive, ka nxitur krijimin e agroturizmit, si një model i ri i zhvillimit rural në Shqipëri.
Programi i qeverisë për bujqësinë ka në fokus të zhvillojë fshatin dhe turizmin rural nëpërmjet mekanizmave mbështetës, për rritjen e aktiviteteve agroturistike dhe bujtinave, që janë bërë atraksione me interes të veçantë për vizitorët dhe turistët e shumtë që i frekuentojnë ato në çdo stinë të vitit.