Forcat e Armatosura të Shqipërisë dhe Forcat e Sigurisë së Kosovës kanë kryer së bashku stërvitjen që njihet si më e vështira botërisht, Cambrian Patrol.
Këtë e bëri të ditur edhe kryeministri Rama, i cili postoi fotografi nga stërvitja në Facebook, krahas të cilave shkroi se trupat shqiptare do të garojnë në Mbretërinë e bashkuar,
“Momente nga përgatitja e trupave elitë të Forcave të Armatosura të Shqipërisë dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës, për stërvitjen marshuese më të vështirë në botë, Cambrian Patrol, ku të dyja trupat shqiptare do të garojnë në Malet e Uellsit, në Mbretërinë e Bashkuar, mes 160 skuadrave nga 30 vende të botës, duke marshuar për 48 orë me 45 kg pajime në një terren tejet të thepisur”, shkroi Rama.