Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, dhe ish-kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, janë çifti “luksoz” që po tentojnë të masakrojnë Ramën.Dy vite më parë bëri bujë deklarata e Monika Kryemadhit, e cila tha se do t’i hajë veshin kryeministrit Edi Rama.Këtë paralajmërim ajo e bëri gjatë kohës që protestonte kundër prishjes së teatrit Kombëtar

“Unë do ta shkel ligjin e Edi Ramës. Do qëndroj këtu sa të kemi mundësi. Unë mendoj se ky është reagimi im i momentit. Nuk i njoh ligjet e Edi Ramës. Nuk e njoh as Edi Ramën as kush është me Edi Ramën. Është territori i Shqipërisë dhe jo i Serbisë. Vetëm një serb mund të prishë Teatrin Kombëtar. Unë do t’ia ha veshin Edi Ramës. Kaq po të them!”, u shpreh asokohe Kryemadhi.Ndërkohë, ditën e sotme edhe Meta kërcënoi kreun e qeverisë. Në një konferencë për shtyp, ish-presidenti deklaroi se do t’i shkulë dhëmbët Ramës
“Opozita do t’i përgjigjet dhëmbë për dhëmbë Edi Ramës dhe do t’i shkuli të gjithë dhëmbët dhe dhëmballët e korruptuara Edi Ramës. E dimë shumë mirë trimërinë dhe guximin e lepurushit Edi Rama. Edhe ai e di shumë mirë se ne e dimë. Të jetë i sigurt që opozitën do ta ketë ballë për ballë.
Edhe tani ka humbur dhe mundësinë të thotë qafsha mamin nuk e bëjë më këtë gjë. Sepse ka vënë në pikëpyetje ekzistencën e shtetit tonë, edhe të interesave tona, të ligjshme, sovrane dhe kombëtare. Nuk ka për të qenë Shqipëria çiflig i Edi Ramës. As Edi Rama regjent i dikujt që tallet me Shqipërinë”, theksoi Meta.