Ministria e Shëndetësisë ka publikuar raportin e infektimeve me Covid-19 në vendin tonë në 24 orët e fundit.
Gjithsej janë kryer 761 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë, 155 qytetarë, në këto bashki:
49 në Tiranë, 9 në Fier, 8 në Vlorë, nga 7 Lushnje, Mallakastër, 6 Shkodër, Krujë, nga 4 Lezhë, Durrës, Roskovec, Divjakë, Korçë, Dimal, Elbasan, Peqin, Gramsh, 3 në Gjirokastër, nga 2 Pukë, Kamëz, Patos, Himarë, Sarandë, Delvinë, Kolonjë, nga 1 Mirditë, Kurbin, Vlorë, Dibër, Selenicë, Libohovë, Përmet, Pogradec, Skrapar, Polican.
Deri më tani janë 1,657 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin, ndërsa në spitalin COVID3 po marrin trajtim 16 pacientë. Gjatë 24 orëve të fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2. Janë shëruar 196 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 324,455 që nga fillimi i epidemisë.