Mijëra telefonata të bëra nga ushtarët rusë në Ukrainë janë përgjuar nga ushtria ukrainase, që nga nisja e agresionit në shkurt. Në përgjime vihet re dëshpërimi i trupave ruse dhe mungesa e organizimit të tyre, ndërsa japin një pasqyrë të qartë të asaj që ushtarët e Putinit mendojnë për luftën dhe gabimet taktike në lidhje me të. Ushtarët rusë kryen telefonata të paautorizuara me prindërit, të afërmit dhe partnerët e tyre, ku shprehën edhe atë që ndjenin. Aty tregohet tmerri dhe dëshpërimi me të cilin përballen luftëtarët rusë, disa prej të cilëve para se të çoheshin në Ukrainë, as nuk iu tha se po dërgoheshin në front.
“Askush nuk na tha se do të shkonim në luftë”, i tha në ushtar nënës së tij, ndërkohë që një tjetër ushtar pretendoi se iu tha se vetëm do të shkonin për disa ditë stërvitje. Një tjetër telefonatë e përgjuar, regjistroi një ushtar që tha se ishte e pamundur për Rusinë të merrte Kievin dhe se e vetmja gjë që mund të bënin ishte të merrnin vetëm fshatrat ukrainase. Kjo u suportua edhe nga një tjetër ushtar, i cili tha se lideri i tyre është budalla. “Putini është budalla. Ai dëshiron të marrë Kievin. Por nuk ka asnjë mënyrë që ne ta arrijmë diçka të tillë”, tha ai.
Në atë kohë, linjat ruse të furnizimit ishin në kaos me automjete të gjata me milje që ktheheshin në objektiva të lehta për ushtarët dhe dronët ukrainas. Ushtarët rusë u panë duke vozitur pa qëllim nëpër fshat, ndërsa të tjerëve u mbaruan benzina dhe ushqimi. Përmasat e përgjimeve ilustrojnë se sa keq ishte Moska në ruajtjen e logjistikës për forcat e saj luftarake dhe madje edhe ruajtjen e disiplinës së thjeshtë midis ushtarëve të saj. Kohët e fundit, Moska zhvendosi trupat nga Kharkiv në jug pranë Khersonit. Ajo që kishte mbetur – ushtarë të lodhur dhe të papërvojë – u përballën me një kundërsulm shkatërrues, i cili pa se Kievi rimarrë më shumë se 3000 milje katrorë territor.