Seanca e sotme plenare ka nisur me debate. Kryeministri Edi Rama ka ironizuar deputetët e opozitës. E nisi me Ina Zhupën, e cila riktheu sërish në vëmendjen cështjen e Butrintit dhe kërkoi interpelancë me ministren e Kulturës, ndërsa Rama iu kthye duke i thënë: “Je fushë komplet, do bësh karrierë si kryetari”.

Nga ana tjetër, Edmond Spaho i kërkoi kryetares së Kuvendit që të bëjë alternim, jo t’i lërë që të flasin në fund. Edhe në këtë rast i është përgjigjur Rama duke i thënë me ironi: “Ëmbëlsira lihet për në fund”.