Dy bashkëkryetaret e Komisionit të Reformës Territoriale kanë pasur debate pasi Dhurata Çupi u shpreh se mazhoranca do ta zvarrisë çështjen, por kërkon që të miratohet për zgjedhjet e ardhshme lokale.
Denaj i tha që ekspertët kërkojnë më shumë kohë për të kryer analiza ndërsa Çupi u shpreh se tallen me shqiptarët dhe duan të bëjnë reformë vetëm të kenë sa më të lehtë për të fituar zgjedhjet
Denaj: Kërkohet më shumë që ekspertët dhe komisionet të analizojnë më mirë çështjen dhe që të bëhet në disa ditë dhe seanca dëgjimore për territorialen. Ja dërgojmë që sot Kuvendit për seancën plenare të së enjtes
Çupi: Doni ta zvarrisni. Duhet të miratohet reforma për zgjedhjet e ardhshme lokale. Pritet dekreti i presidentit për zgjedhjet e ardhshme. Ekspertët tanë dhe ne jemi të gatshëm të rrimë deri në datën 30 për këtë çështje dhe të dorëzojmë në kuvend raportin brenda afatit. Ju nuk e keni seriozisht, po talleni me shqiptarët dhe nuk i pyesni fare. E papërgjegjshme dhe jo serioze kjo që deklaroni. Ju doni reformë për të PS, që ti merrni zgjedhjet në tavolinë.