Vdekja e parakohshme e reperit amerikan Coolio ka risjellë tek Michelle Pfeiffer kujtimet e filmit “Dangerous Mind”, ku kolonë zanore ishte pikërisht hiti i tij “Gangsta`s Paradise”.
Madje Michelle ia atribuon pikërisht kësaj kënge gjithë suksesin e filmit. “Zemërthyer teksa dëgjova për ndarjen nga jeta të artistit të talentuar Coolio. Një jetë shumë e shkurtër. Siç mund ta dinë disa prej jush, unë pata fatin të punoja me të në ‘Dangerous Minds’, në 1995. Ai fitoi një Grammy për këngën e tij të shkëlqyer, kolonë zanore e filmit dhe mendoj se ishte pikërisht ajo këngë arsyeja që filmi ynë pati aq shumë sukses. Më kujtohet se ai nuk ishte gjë tjetër veçse shumë i sjellshëm. 30 vjet më vonë, ende më rrëqethet mishi kur e dëgjoj këtë këngë. Paqe dhe dashuri për familjen e tij. Rest in Power, Artist Leon Ivey Jr.”, shkruan Pfeiffer.
Ajo ka marrë pjesë gjithashtu edhe në klipin e “Gangsta`s Paradise”:
Në “Dangerous Mind” Michelle luante rolin e një mësueseje që pranon të punojë në një shkollë me nxënës afrikano-amerikanë dhe latinë.