Me ftesë të Kryetarit të Komisionit të Jashtëm Senatorit Bob Menendez dhe Senatorit Marco Rubio në Samitin e Parë të IPAC, (Aleanca ndërparlamentare për Kinën) , deputetja Blerina Gjylameti zhvilloi një vizitë në Washington DC. Pjesë e delegacionit të Kuvendit të Shqipërisë ishin dhe deputetët Fatmir Mediu, Fatmir Xhafa, Dhurata Çupi dhe Nusret Avdulla. Përmes një postimi në rrjete sociale, Blerina Gjylameti thekson se pjesë e diskutimeve ishte siguria globale dhe të drejtat e njeriut. “Së bashku me kolegë të kuvendit të dhe parlamentarë nga 30 vende të botës biseduam lidhur me:
Sigurinë globale dhe liritë e të drejtat e njeriut. Mirënjohje për SHBA dhe NATO lidhur me mbështetjen e Shqipërisë në përballjen me sulmet terroriste kibernetike ndajvendit tonë”, thekson Gjylameti.