Në një intervistë dhënë për Football Daily, ish-trajneri i Barcelona-s, Ronald Koeman, u kthye të flasë për periudhën e tij në drejtim të blaugranave, që e shkarkoi vitin e kaluar për t’ia dhënë stolin Xavi-t:
“Kam drejtuar Barcelona-n në momentin më të keq financiarisht të klubit. Ne humbëm Messi-n, humbëm Griezmann, isha me fat që kisha disa lojtarë të rinj shumë të talentuar, por ne nuk kishim sulmuesit që kisha blerë.
“Kur mbërrita nuk e njihja Pedri-n, ai kishte ardhur nga Las Palmas. Klubi më kërkoi ta vlerësoja, në rast se do ta huazonin.
“Pas dy seancave stërvitore, i thashë drejtuesve se ai nuk duhej të largohej dhe se së shpejti do të bëhej titullar. 5-6 ndeshje më vonë ai luajti kundër Real Madrid-it që nga fillimi”.