Në agroturizëm “Gjepali” nën kujdesin e shef Fundim Gjepalit, u mbajt dita më e rëndësishme e Armina Mevlanit dhe Shkëlzen Berishëës.
Mes 300 të ftuarve , Armina dhe Shkëlzeni festuan dashurinë e tyre. Përveç fustaneve, dekorit, atmosferës një vëmendje të madhe ka arritur të marrë dhe menuja e dasmës.
Ashtu si dhe ishte lajmëruar më herët menuja ishte tradicionale, mirëpo ajo që tërhoqi më tepër vëmendje ishte mënyra e servirjes te të ftuarit.
Duke qenë se organizimi është bërë në ambientet e agro turizmit, atëhere pirunjtë dhe lugët janë vendosur që të jenë prej druri, ndërsa pjatat një përdorimshe, pra produkte “eco”.