Një “Beach Bar” është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit të sotëm në Vlorë.

Bëhet me dije se biznesi i përfshirë nga flakët është “Coco Bongon”, në Jonufër të Vlorës

Lokali është në pronësi të shtetasit O.V, banues në Vlorë.

Informacion paraprak

Më datë 02.09.2022, në Jonufër, Vlorë, ka rënë zjarr dhe është djegur një objekt “Beach bar” me konstruksion druri, në pronësi të shtetasit O. V, banues në Vlorë, ku janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të rënies së zjarrit.