Shqipëria i është bashkuar sot dites boterore të pastrimit. Organizata Botërore “World Cleanup Day” e shtrirë më 186 vende të botës i ka dedikuar një postim të posacëm Shqipërisë duke përgëzuar homologët e Let’s Do It Albania dhe qeverine e kryeministrin për mbështetjen e vazhdueshme çdo vit, për punën e sotme.
Postimi i organizatës botërore “World Cleanup Day”:
Sot në Ditën Botërore të Pastrimit, Let’s Do It Albania dhe lëvizja Ta Pastrojmë Shqipërinë përfshinë 50 mijë vullnetarë dhe shpreson të angazhojë të paktën të njëjtën sasi njerëzish javën e ardhshme. Punë e mahnitshme! 🤩
Në 11 vitet e fundit Shqipëria ka pasur mot me diell në çdo aksion pastrimi, por fatkeqësisht këtë vit ka pasur reshje të dendura prej disa ditësh. Për shkak të kësaj, gjysma e vendit i shtyu aksionin e pastrimit për të shtunën e ardhshme dhe gjysma tjetër i bëri sot. 🌧
Qeveria Qhqiptare dhe Kryeministri i Shqipërisë po vazhdojnë të mbështesin traditën e Ditës Botërore të Pastrimit në Shqipëri. Vitet e fundit Shqipëria ka pasur çdo vit 3 aksione pastrimi kombëtare! 🇦🇱
Shqipëria është pjesë e familjes Let’s Do It World që nga viti 2013 dhe bashkëthemeluese e Ditës Botërore të Pastrimit! 🙌🏻
Faleminderit për përpjekjet tuaja të vazhdueshme dhe punën e pasionuar! 💚
Ju lutemi shijoni këtë video direkt nga #Shqipëria!
#WorldCleanupDay #LetsDoItWorld #LetsDoItAlbania #GreenLineAlbania