Në Ditën Botërore të Pastrimit, kryeministri Edi Rama u ka bërë thirrje qytetarëve që të mobilizohen dhe ti bashkohen ftesës së qeverisë për një aksion të madh mjedisor
Në Ditën Botërore të Pastrimit, kryeministri Edi Rama u ka bërë thirrje qytetarëve që të mobilizohen dhe ti bashkohen ftesës së qeverisë për një aksion të madh mjedisor.
Rama thotë se aksioni ka nisur skaj më skaj të Shqipërisë përmes Planit Kombëtar të Pastrimit, që ka shënuar rezultate mbresëlënëse, duke sensibilizuar gjithnjë e më shumë qytetarë të përgjegjshëm që na janë bashkuar vullnetarisht në këtë nismë, ju uroj një fundjavë të mbarë.
‘Mirëmëngjes dhe me ftesën për t’iu bashkuar Ditës Botërore të Pastrimit në një aksion të madh mjedisor, të cilin ne kemi kohë që e kemi nisur skaj më skaj Shqipërisë përmes Planit Kombëtar të Pastrimit, që ka shënuar rezultate mbresëlënëse, duke sensibilizuar gjithnjë e më shumë qytetarë të përgjegjshëm që na janë bashkuar vullnetarisht në këtë nismë, ju uroj një fundjavë të mbarë.’- shkruan Rama.
Dita e Botërore e Pastrimit, synon të mobilizojë qytetarët, institucionet, bizneset në aksione pastrimi (dhe jo vetëm), për të larguar sa më shumë mbeturina nga natyra dhe në këtë mënyrë të përçojë mesazhin për mbrojtjen e mjedisit nga ndotja.