Sulmet kibernetike të Iranit dhe dixhitalizimi ishin në qendër të vëmendjes të fjalës së kryetarit të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në aktivitin e organizuar sot nga Dhoma Amerikane e Tregtisë. Veliaj tha se me sulmin kibernetik Irani kërkoi të godasë mënyrën tonë të jetesës.
“Patëm një bisedë shumë interesante në Uashington, me të cilët kemi një partneritet, dhe disa kryebashkiakë dhe unë kishin shqetësimet tona, që ky sulmi kibernetik nga Irani, jo vetëm që është i lig në kuptimin politik, por gjithashtu prish, ndërpret disa nga shërbimet tona. Shumë njerëz nuk e dinë, që përveç panoramës së madhe, qyteti i Tiranës në qershor dhe në korrik nuk mund të kishte qasje në këto lejet që jepen online. Dhe nuk jam këtu për t’u ankuar, por jam këtu për të thënë që ky nuk është thjesht një akt politik, por ka pasoja, dhe duhet të jemi të përgatitu çfarë kemi parë. Që thonë qytetarët, meqë jemi tani të ekspozuar nga pikëpamja dixhitale, duhet të mbyllemi sa i takon transparencës, buxheteve të hapura, por mendoj që kjo nuk është zgjidhja, pasi gjithmonë ka një mënyrë për t’u përgatitur dhe për t’i lënë jashtë të gjitha këto sulmet e liga, dhe të vazhdojmë të jemi transparentë, të hapur, t’i angazhojmë qytetarët, të lejojmë qasjen në informacionin e rëndësishëm, dhe nuk duhet t’u drejtohemi ekstremeve. Dhe çfarë mund të na thonë sot ekspertët nëse kemi një mënyrë teknologjik, në mënyrë që të jemi transparentë dhe të mbrojtur nga këto forcat që po përpiqen të prishin mënyrën tonë të jetesës”, tha Veliaj.
Ai u bëri një prezantim investitorëve për arritjet e Tiranës dhe vendit në hapësirën dixhitale.
“Nga ky vit duhet të fillojmë kodimin që në klasën e parë. Është vendi i vetëm në Evropë që së bashku me mbështetjen amerikane, në Piramidën italiane e cila më parë ishte Mazoleumi i diktatorit Hoxha, …..të rinj do marrin kurse për robotikën, megatronikën, për realitetet e përziera, audiot, muzikën. Kjo do të prodhojë një ekosistem ku në të njëjtën kohë kemi Ecole 42, Factory Berlin. Pra, u organizuar një konferencë shumë e rëndësishme javën që shkoi në lidhje nomadët dixhitalë. Ky është vendi më i ri në Evropë që pa dyshim jo vetëm kryeqyteti i rinisë evropiane por është edhe kryeqyteti i Evropës dhe për ta mbyllur këtë prezantim, hani si mbret, pini si mbret. Tirana është e hapur të bëjë biznes me ju dhe sikundër e thashë këto janë kohë shqetësimesh të mëdha. Po ndodh një luftë në Evropë dhe gjithashtu kemi edhe luftën dixhitale dhe nëse kjo përbën një sulm për vendet anëtare, i takon NATO-s që ta vendosë këtë por na duhet më shumë, çfarë përbën një sulm për një shtet anëtar të NATO”, tha Veliaj.
Kryebahskiaku tha se ‘Tirana’ Ime është në ndër projektet tona fantastike.
“Ne bëjmë shumë gjëra në mënyrë dixhitale. Nuk po rishikim rrotën apo ujin e nxehtë por po përpiqemi të gjejmë mënyra se si t’i angazhojmë njerëzit. Tirana Ime është në ndër projektet tona fantastike. Çdo person mund të jetë një kryetar bashkie, të shkojë gjithandej, të bëjë nj foto të një peme është prerë ose u rrëzua mbrëmë nga stuhia, mund të bëjë një foto të mbetjeve që nuk janë grumbulluar por menjëherë dikush do e riparojë, do ta ndreqë këtë, në mënyrë që t’u tregojmë qytetarëve që ata mund të jenë përgjegjës për lagjet e tyre të vogla dhe të veprojnë si një inspektor, si një kryebashkiak. Më parë, në Tiranë kishim 1000 inspektorë të cilët pinin capuccino gjatë gjithë ditës dhe paguheshin për gjëra që tani po bëhen falas. 20 mijë njerëz çdo muaj japin kontribute, sepse ata interesohen për komunitetin. Ky është vendi i vetëm ku paguhet për parkimin thjesht nëpërmjet telefonit, nuk keni pse takoni inspektorë, të bëni pagesë në para të thata apo të bëni një transaksion dhe për një fraksion të kostos që përndryshe shkonte më përpara për të paguar inspektorët dhe makinat. Pra, kjo është ajo çka po ndodh në qytet dhe mezi po pres si znj. Ambasadore, si kolegët tanë”, tha ndër të tjera kryebashkiaku Veliaj.