Një kosovar ka kërcënuar ish-partneren e tij duke i kërkuar të kthehen së bashku, kundër dëshirës së saj.
Ngjarja ka ndodhur në Gjakovë mbrëmjen e së premtes. I riu ka kërcënuar 34-vjeçaren, me të cilën kishte pasur lidhje dashurie për disa kohë.
Sipas Gazetës Sinjali, 28-vjeçari dyshohet e kërcënonte vazhdimisht përmes mesazheve në rrjete sociale.
Ai i kërkonte asaj që të vazhdonte lidhjen dhe kryenin marrëdhënie seksuale dy herë në javë.
Gjithashtu e kishte kërcënuar me fëmijët e saj, ndaj 34-vjeçarja i kishte kërkuar ndihmë policisë. I riu është vendosur në pranga dhe është marrë në pyetje nga hetuesit. Ai akuzohet për “kanosje”.