Deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma është shprehur se do të marrë pjesë në protestën e Partisë së Lirisë më 13 shtator në inceneratorin e Tiranës.

Deputetja demokrate theksoi se do të marrë pjesë në ç’do protestë dhe nuk ka rëndësi se radha ku do të vendoset, duke shtuar se kjo është e vetmja zgjidhje ndaj “një regjimi që ka një dekadë në pushtet e s’mban përgjegjësi”.

“Në çdo protestë duhet marrë pjesë. Ka arritur nuk pikë ku nuk duhet të gjykojmë me kë, po duhet të shkojmë drejt çfarë. Duhet protestuar sepse nuk ka asnjë zgjidhje tjetër me një regjim që ka një dekadë në pushtet dhe s’mban asnjë përgjegjësi”, tha Grida Duma.

Do jeni në protestë?

“Unë do jem kudo që të jetë një protestë, nuk ka rëndësi radha ku do të vendosem por në protesta do të jem kudo”, përfundoi ajo.