PSG nuk fal në Ligue 1. Kampionët e Francës kryen detyrën ndaj Nantes, në sfidën e kampionatit që u mbyll 0-3.

Mbappe do realizonte në pjesën e parë, një karton i kuq i ekipit të verdhë do komplikonte shumë gjërat për vendasit.

Në superioritet numerik, parisienët gjejnë rrugën e rrjetës edhe 2 herë të tjera me Mbappe dhe Mendes. PSG kryeson kampionatin, ndërsa Nantes gjendet në mesin e tabelës.