Kryeministri Edi Rama ka komentuar pretendimet se ish-Presidenti Ilir Meta ka qenë i përfshirë me ish-Sigurimin e Shtetit.
Në një komunikim në Facebook, Rama u shpreh se kjo është një çështje për të cilën duhet transparencë të plotë.
Sipas Ramës, Ilir Meta është një hall i madh për Shqipërinë.
Rama: Për të mundësuar transparencën lidhur me një çështje që ka peshën dhe meritën e vetë. Nuk mund të lihet pa u bërë transparente. Është çështja e një shtetasi I.M., spiun i sigurimit, një profil që krijon dyshimin se pas tij qëndron ish-Presidenti. Kjo tregon një adresim. Në ligj thuhet se kush është kontrolluar nga ish-komisioni Bezhani, nuk mund të rikontrollohet. Mund të jetë vendosur me qëllim. Nuk është çështja e u kujtuam ne vonë apo na është bërë hall. Zotëria është një hall i madh i Shqipërisë. jo i yni në kuptimin e interesit politik.