Një lajm i bujshëm vjen nga Italia!
Interi është shitur te fondi Arab i Investimeve (PIF) për një shifër stratosferike, plot 1,2 miliardë euro.
Në fillim ishte media “Sport Italia” ato që publikuan lajmin se klubi zikaltër kishte nisur negociatat me fondin arab që zotëron dhe klubin e Premier Ligës angleze, Njukasëllin.
Por së fundmi ka qenë gazetari i njohur italian, Elio Korno, i cili ka lëshuar “bombën” e vërtetë duke deklaruar në mikrofonat e “Tele Lombardia” se familja Zhang i ka shitur të gjitha aksionet prej kohësh te sheikët nga Arabia dhe se e gjitha do të zyrtarizohet në pauzën e Botërorit të Katarit:
“Kam marrë vesh që klubi i Interit është shitur për më shumë se 1 miliardë euro, është gjithçka e kryer.
Kjo tratativë do të zyrtarizohet në pauzën e Botërorit të Katarit.
Është një operacion shumë i madh financiar, ka shuma të mëdha në lojë. Këtë e dinë të gjithë, por ende nuk është dhënë asnjë informacion zyrtar për negociatat, të cilat në fakt tashmë kanë përfunduar prej kohësh.
Zhang e ka shitur Interin, do të zyrtarizohet në javët e ardhshme. Ata ia kanë kaluar fondit ‘PIF’, që zotërojnë aksionet e klubit të Njukasëllit.”, përfundoi gazetari i njohur italian.