Personit që qëlloi për vdekje John Lennon jashtë ndërtesës së tij të apartamentit në Manhattan në vitin 1980, iu është mohuar lirimi me kusht për herë të 12-të. Mark David Chapman doli përpara bordit të lirimit me kusht në fund të gushtit, megjithatë kërkesa e tij është hedhur poshtë nga gjykata.
Chapman vrau Lennon mbrëmjen e 8 dhjetorit 1980, kur këngëtari dhe Yoko Ono po ktheheshin në apartamentin e tyre në Upper West Side.
Lennon kishte nënshkruar një autograf për Chapman në një kopje të albumit të tij të lëshuar së fundmi, “Double Fantasy”, gjatë asaj dite.
Zyrtarët shtetërorë nuk kanë vënë ende në dispozicion transkriptet e deklaratave të Chapman gjatë marrjes në pyetje nga seancës për lirimin me kusht, por ai vazhdimisht ka deklaruar se është penduar.
67-vjeçari i konsideroi veprimet e tij “të neveritshme” gjatë seancës dëgjimore në vitin 2020 dhe tha se ai nuk do të kishte “asnjë ankesë” nëse ata zgjidhnin ta linin atë në burg për pjesën tjetër të jetës së tij.
“Unë e vrava atë … sepse ai ishte shumë, shumë, shumë i famshëm dhe kjo është arsyeja e vetme dhe unë kërkoja shumë, shumë, shumë, shumë vetëlavdinë. Shumë egoist”, tha Chapman.
Chapman është dënuar me 20 vite burg dhe po vuan dënimin në Green Haven Correctional Facility, në veri të qytetit të New York. Ai do dalë sërish para bordit të lirimit me kusht në shkurt 2024.