Dy të moshuar i kanë dhënë fund jetës këtë të premte në Tiranë. Policia bën me dije se një grua 73 vjecare dyshohet se është vetëhedhur nga kati i dytë i banesës dhe si pasojë ka ndërruar jetë.
Ndërkohë një tjetër i moshuar, në sheshpushimin afër banesës, është gjetur nga familjarët, i vetëvarur.
Njoftimi i Policisë
Më datë 09.09.2022, në orët e para të mëngjesit, në rrugën “Shemsi Haka”, shtetasja V. D., 73 vjeçe, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i dytë i banesës dhe si pasojë ka ndërruar jetë.
Më datë 09.09.2022, rreth orës 07:25, në rrugën “Griror Silka”, në sheshpushimin afër banesës, është gjetur nga familjarët, i vetëvarur, shtetasi Q. J., 70 vjeç.
Po punohet për sqarimin e rrethanave të këtyre ngjarjeve.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.