Pas fotografisë në ambientet e jashtme të një klubi të njohur nate në Dusseldorf të Gjermanisë, i njohur si ‘Peshqirat’ ku ofrohen shërbime seksuale, një tjetër foto e Ervis Martinaj është publikuar nga mediat, fati i të cilit vijon të mbetet i mbuluar me mister dhe me një mjegull thashethemesh. Njeriu më i kërkuar nga drejtësia dhe më i lakuar që nga mesi i muajit gusht, shfaqet në natyrë, ku duket se sapo ka ngenë. Nuk dihet se kur është bërë fotoja, por nga veshja duket vjeshtë dhe nuk përjashtohet mundësia që fotoja të jetë bërë në Gjermani. Në Shqipëri, analistët, gazetarët, opinionistët dhe qytetarët janë ndarë në dy kampe sa i takon fatit të Vis Martinaj. Njëri kamp mendon se Martinaj mund të jetë rrëmbyer dhe më pas vrarë nga kundërshtarët e tij të rrezikshëm dhe të shumtë. Kampi tjetër mendojn se zhdukja mund të jetë një inskenim për t’i shpëtuar ndjekjes nga kundërshtarët dhe mbase për të përgatitur një hakmarrje. Transkriptet e të burgosurve ‘VIP’ që kanë shtuar misterin për fatin e Martinajt:
Policia dyshon se Ervis Martinaj kishte shkuar në Shijak për të lidhur aleancë me një grup të fuqishëm të zonës. Këto dyshime mbështeten edhe në transkriptet e bisedave mes personazheve të botës së krimit që disponohen nga autoritetet ligjzbatuese. “Mos ti kishte thënë për V. Do ishte gjallë akoma. Hajde i kishin thënë e kam gati. Ky peshku kishte vajt. Dhe e kishin marrë peng. E kanë hedh në det. Ca peshku. Atë e kanë humb atë natë”. Por, pavarësisht bisedave të shkëputura që janë administruar, duhet theksuar se nuk është bërë verifikimi i tyre me prova mbështetëse. Informacionet në fjalë janë marrë me rezerva nga grupi hetimor. Ajo që bën përshtypje janë edhe qëndrimet e kundërshtarëve të Martinajt pas informacioneve për zhdukjen e tij që dalin në transkriptime
“Ky është një nga problemet më reale që ka shteti shqiptar tani. Flasim për eliminimin e njeriut, më të fortë dhe më të pasur në radhët e krimit. Kur u godit ky njeriu më i pasur, një organizim i tillë sot të heq qafe gjithkënd, shefin e opozitës kryeministrin. Pra është një organizim që është bërë shumë i fortë që ti e le të bëhej, tani krimi ka shkuar edhe në mbështetje me biznesin”, u shpreh gazetari Ferdinand Dervishi. Kujtojmë se Ervis Martinaj së fundi nuk kërkohej vetëm nga armiqtë, por edhe nga shteti që për 1 dekadë e kishte mbajtur larg, herë me shantazhe e herë me joshje.